Gaza, Irani anulon ndihmat humanitare

25/06/2010 04:25

Irani vendosi anulimin e udhëtimit të anijeve me ndihma humanitare drejt Gazës.

Sipas agjencisë së lajmevë, IRNA, e cila citon Hosein Sheikholeslam, sekretar i përgjithshëm i lidhjes ndërkombëtare në mbështetje të intifadës palestineze, deklaroi se anijet iraniane me ndihma humanitare për popullin e Gazës nuk do të dërgohen.

I njëjti zyrtar sqaroi se anulimi u ndihmave u krye pasi Irani nuk dëshiron politizimin e çështjes së ndihmave humanitare për Gazan. Sipas tij “regjimi zionist” në një letër dërguar OKB-së shkruan se prezenca e anijeve me flamur iranian apo libanez do të cilësohet si deklaratë lufte dhe Izraeli do të reagojë kundër tyre.

Megjithatë Sheikholeslam tha se ndihmat do të dërgohen në një kohë të përshtatshme, por jo me flamurin iranian.

Top Channel