Afganistani, Gillard garanci SHBA

25/06/2010 10:00

Kryeministrja e re e Australisë, Julia Gillard ka siguruar presidentin amerikan Barack Obama, se ajo mbështet fushatën ushtarake në Afganistan.

Ajo tha se i ka garantuar presidentit në një bisedë telefonike, që të presë vazhdimin e angazhimit australian në Afganistan.

Australia ka rreth 1500 ushtarë në Afganistan, shumica e të cilëve janë angazhuar në stërvitjen e rekrutëve të ushtrisë afgane.

Presidenti Obama shkarkoi komandantin e trupave ndërkombëtare në këtë vend, gjeneralin Stanley McChrystal, duke e zëvendësuar me gjeneralin tjetër David Petraeus. Megjithatë, Obama tha se strategjia amerikane në Afganistan nuk do të ndryshojë.

Top Channel