“Dudus” ekstradohet në SHBA

25/06/2010 03:35

Supertrafikanti xhamajkan, Kristofer “Dudus” Koke, i arrestuar vetëm dy ditë më parë në Kingston u ekstradua ditën e enjte për në SHBA.

“Dudus” Koke do të përballet me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike si dhe trafik armësh.

Dhjetra gazetarë dhe reporterë ishin të pranishëm gjatë zbritjes të të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, në aeroportin e Nju Jorkut.

“Dudus” Koke kërkohej prej kohësh nga SHBA. Tentativa e parë për arrestimin e tij e ndërmarrë në muajin maj përfundoi në një luftë guerile në kryeqytetin xhamajkan, Kingston. Nga përleshjet mes njerëzve që mbronin “Dudus” dhe forcave të sigurisë që kërkonin arrestimin e tij gjetën vdekjen rreth 70 persona.

Top Channel