“BP”: Kemi shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë

25/06/2010 13:00

“British Petroleum” ka njoftuar se shpenzimet e saj lidhur me katastrofën e baticës së zezë në Gjirin e Meksikës kanë prekur kuotën 2.35 miliardë dollarë.

Kompania e naftës ka saktësuar se shifra në fjalë përfshin shpenzimet e kryera për të bllokuar përhapjen e baticës së zezë, shpimin e puseve të emergjencës, ndihmat financiare për shtetet e prekura, rimbursimet e dëmeve dhe shumat që u janë paguar autoriteteve federale.

“BP” ka rikonfirmuar gjithashtu se për momentin është ende shumë herët për të përcaktuar koston përfundimtare të katastrofës.

Vetëm të hënën shpenzimet e grupit rrotulloheshin ende tek 2 miliardë dollarë. Javën e kaluar, kolosi i naftës njoftoi krijimin e një fondi 20 miliardë dollarësh për viktimat e tragjedisë.

Top Channel