Twittermania, regjistrohet edhe Medvedev

24/06/2010 04:30

Twitermania përfshin edhe presidentin rus, Dmitri Medvedev. Kreu i Kremilinit që nga dita e djeshme është anëtar në blogun e famshëm të internetit.

Medvedev shkruan në profilin e tij, “Përshëndetje të gjithëve, jam në Tëitter dhe ky është mesazhi im i parë këtu”. Brenda dy orëve nga regjistrimi presidenti rus ka arritur shifrën e 1944 fansave.

Medvedev është i fundit në rang kohor që i bashkohet listës së krerëve të shteteve më të fuqishme të globit në Twitter.

Top Channel