Pakistan, 50 vjet burg pesë amerikanëve

24/06/2010 17:15

Pesë shtetas amerikanë janë dënuar me nga 10 vjet burg secili nga një gjykatë pakistaneze, pasi u shpallën fajtorë për terrorizëm.

Pesë personat, të moshave nga 18 deri në 25 vjec, u dënuan për komplot me qëllim kryerjen e atentateve terroriste në territorin pakistanez dhe për financim të grupeve xhihadiste. Ata u arrestuan në qytetin verilindor të Sargodhës, në muajin vjetor.

Cështja e ngritur ndaj tyre është një prej të shumtave që ka të bëjë me militantë islamikë të rritur në Amerikë, por të lidhur me Pakistanin.

Personat në fjalë janë identifikuar si Ramy Zamam me prejardhje egjiptiane, Waqar Khan dhe Ramy Zamzam me prejardhje pakistaneze dhe Aman Hasan Yemer dhe Ahmed Minni nga Etiopia.

Top Channel