Obama, popullariteti në minimumin historik

24/06/2010 17:50

Amerikanët janë më pesimistë mbi të ardhmen e vendit të tyre dhe besimi tek presidenti Barack Obama është në minimumet historike që nga zgjedhja në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Kështu thotë një sondazh i kryer nga mediat amerikane, që tregon një rritje të shqetësimit të qytetarëve për pasojat e baticës së zezë në Gjirin e Meksikës.

Për 62 amerikanë në 100 Amerika është jashtë kursi, një rekord ky që nga zgjedhjet e vitit 2008.

Ndërkohë, për herë të parë përqindja që nuk aprovon presidentin është 48%, më e lartë se e atyre që e aprovojnë që është 45%.

Top Channel