Kinë, arrestohen disa të dyshuar si terroristë

24/06/2010 08:25

Policia kineze ka arrestuar më shumë se 10 persona të akuzuar se bëjnë pjesë në një grup të rrezikshëm terrorist.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë Publike në një konferencë për shtyp në Pekin.

Të arrestuarit janë të gjithë ujgurë, që i përkasin popullsisë me origjinë nga Xinjiang, turkofonë dhe me besim mysliman.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme bombash që mund të përdoreshin nga të arrestuarit.

Top Channel