Britani, shpejtohet rritja e moshës së pensionit

24/06/2010 19:15

Qeveria britanike do të shpejtojë planet për rritjen e moshës së pensionit për burrat në 66, me shumë mundësi jo më vonë vitit 2016.

Ministrat do të ngrenë gjithashtu mundësinë e rritjes së mëtejshme, ndoshta në 70 dhe më tej në dekadat e ardhshme.

Mosha e diskutueshme e pensionit, 65, që lejon punëdhënësit të largojnë punëtorët, do të eleminohet.

Ministri britanik për Punën dhe Pensionet, Iain Duncan Smith deklaroi se është koha që të hyjë në fuqi skema e re e pensioneve.

Sipas planeve të qeverisë, gratë do të dalin gjithashtu në pension në moshën 66 vjecare vetëm pak kohë pasi të miratohet ligji për burrat.

Top Channel