Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje
Policia belge ka kryer një operacion blic në zyrën qëndrore të Kishës Katolike Belge, në kuadër të një hetimi mbi abuzimet me të miturit.
Një zëdhënës i prokurorisë së Brukselit ka konfirmuar se ndërtesa ku ndodhet zyra e arqipeshkvit të kryeqytetit belg është izoluar tërësisht.
Policia ka kontrolluar gjithashtu shtëpinë e arqipeshkvit në pension Godfried Danneels.
Belgjika është një nga vendet ku zërat për abuzim të punonjësve të kishës me fëmijet kanë tronditur selinë e shenjtë të Vatikanit.
Hetimi mbi abuzimet seksuale me të mitur në radhët e Kishës Katolike të Belgjikës kishte filluar prej disa vitesh.
Top Channel