Austri, mjeku vidhte në shtëpinë e pacientëve

24/06/2010 15:10

Një mjek që kishte pasion lojrat e fatit, është transformuar në një hajdut për të përballuar borxhet e krijuara duke luajtur poker.

Ngjarja ka ndodhur në Austri. I armatosur me spraj, shkonte në shtëpitë e pacientëve të tij, pjesa më e madhe e të cilëve të moshuar, duke i vënë në gjendje të fikti dhe më pas u vidhte shtëpitë, 27 gjithsej.

Në fund të korrikut, siç shkruan tabloidi “Krone”, mjeku do të proçesohet.

Në moshën 38 vjeçare, i martuar, me dy fëmijë, kishte përpara një karrierë të shkëlqyer.

Një vit më parë borxhet e tij shkonin në 56 mijë euro.

Top Channel