Australi, për herë të parë femër kryeministre

24/06/2010 03:45

Pas tërheqjes së Kevin Rud, ish-kreu i Partisë Laburiste dhe ish-kryeministër, Australia për herë të parë në historinë e saj do të qeveriset nga një femër.

“Një takim i jashtëzakonshëm u mbajt ku u deklarun vakantë posti i liderit të partisë dhe ai i liderit të deputetëve. Liderja e re është Xhulia Gilard, 48 vjeç me profesion juriste”, deklaron laburisti Majkëll Forshau nga Canberra.

Gilard pritet të behet mjaft shpejt si kryeministrja e vendit. Ndëkrohe Kevin Rud u dorëhoq nga posti i kryeministrit pas rënies drastike të popullaritetit të tij pas zbulimit të një skandali seksual ku ai ishte i përfshirë.

Top Channel