Al Gore akuzohet për ngacmim seksual

24/06/2010 16:30

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Al Gore akuzohet per ngacmim seksual ndaj nje masazhatoreje, ne Portland.

Gazeta britanike “Daily Telegraph” shkruan se ngjarja ka ndodhur ne nje hotel, ne vitin 2006, gjate nje vizite te Al Gore ne qytetin e Oregonit.

Sipas “Daily Telegraph”, gruaja iu drejtua drejtesise, por nuk pati asnje akuze zyrtare ndaj ish-zv/presidentit, per shkak te mungeses se provave.

Top Channel