Afganistan, strategjia nuk ndryshon

24/06/2010 13:00

Presidenti Obama vendosi shkarkimin e gjeneralit Stenli Mekristëll nga posti i kreut te komandes amerikane ne Afganistan, duke e zevendesuar me liderin aktual te komandes qendrore te Shteteve te Bashkuara, Dejvid Petreas.

Vete njoftimi i shefit te Shtepise se Bardhe nuk ka mberritur ende, por lajmin e konfirmuan per televizionin amerikan ABC burime prane presidentit. Mekristëll u thirr nga Obama pas komenteve perbuzese qe ai dhe stafi i tij bene ndaj pjesetareve te administrates amerikane në artikullin e një reviste.

Presidenti e kritikoi ashper gjeneralin per gjykim te gabuar, megjithate vendosi te bisedoje nje here balle per balle me te perpara se te vendoste shkarkimin ose jo nga detyra. Mediat vendase njoftuan me heret se Mekristëll ishte pergatitur te ofronte doreheqjen. Para se të largohej për të ardhur në Uashington, gjenerali tha se profili i botuar në revisten Rolling Stones ishte një gabim që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.

Në artikullin e titulluar  “Gjenerali në Arrati”, ndihmësit e Mekristëll e quajne klloun nje zyrtar te larte te administrates Obama, dhe një tjetër e pershkruajne si kafshë të plagosur. Artikulli thoshte gjithashtu se gjenerali ishte zhgënjyer nga takimi i parë me presidentin.

Top Channel