Spanjë, Senati voton për ndalimin e perces

23/06/2010 13:20

Senati spanjoll ka miratuar sot papritur një mocion që ndalon përdorimin e perces në hapësirat publike.

Ky propozim ka arritur të marrë shumicën e votave pas aprovimit edhe nga Partia Popullore e nacionalistëve katalanas dhe navarrëve.

Pak kohë pasi shumë komuna në vendin iberik ndaluan përdorimin e perces, tashmë vjen edhe një vendim zyrtar që pritet të ngjallë reagimin e besimtarëve myslimanë. Nisma të ngjashme janë ndërmarrë edhe në Francë e shumë vende të tjera europiane.

Top Channel