Soros: Falimentimi i euros, i mundshëm
23/06/2010 17:15
Miliarderi i njohur George Soros ka deklaruar se politika ekonomike e Gjermanisë, me masat anti-krizë, rrezikon të thyejë bashkimin monetar evropian.
Në një intervistë për të përjavshmen “Die Zeit”, Soros sqaron se për këtë motiv falimentimi eventual i euros është një opsion që nuk mund të përjashtohet.
“Nëse gjermanët nuk ndryshojnë politikën e tyre, një dalje e Gjërmanisë nga unioni monetar do të ishte i dobishëm për pjesën tjetër të Evropës”, ka pohuar Soros, i cili është shprehur në favor të një takse mbi transaksionet financiare.
Top Channel