Nafta, kreu i “BP” do menaxhojë operacionet

23/06/2010 17:20

Drejtori i përgjithshëm i “British Petroleum” për Amerikën dhe Azinë, Bob Dudley, do të drejtojë operacionet për të ndalur përhapjen e mëtejshme të baticës së zezë në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e bën të ditur BBC, sipas të cilës detyra i është besuar Dudley pasi administratori i deleguar i “BP”, Tony Hayward, hoqi dorë nga menaxhimi i situatës.

Dudley, shtetas amerikan, ishte në kërkim të një roli të rëndësishëm në shoqërinë britanike pasi u dëbua nga Moska pas një beteje me aksionerët rusë të konsorciumit “TNK-BP”.

Top Channel