Kirkizistan, shkon 240 numri i viktimave

23/06/2010 13:00

Vazhdon të rritet numri i viktimave në Kirkizistan pas përleshjeve mes grupeve etnike.

Deri tani kanë humbur jetën 240 vetë, ndërsa 2194 persona janë plagosur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përleshjet që zgjatën rreth një javë filluan në 10 qershor në pjesën jugore ku qyteti më i prekur është Osh. Burime të ndryshme thonë se numri i viktimave mund të shkojë në 2000. Ndërkohë, rreth 46 mijë banorë janë rikthyer në shtëpitë e tyre pasi kaluan kufirin e Uzbekistanit.   

Top Channel