Kirgizstan, rrëmbehen 6 gra me etni uzbeke

23/06/2010 18:55

Një grup zyrtarësh me etni uzbeke u rrëmbyen në Kirgizstan nga një numër i madh personash, për t’u liruar më pas nga vetë pengmarrësit.

6 zyrtarët, të gjitha gra, u ndaluan nga një turmë njerëzish në një qendër votimi në qytetin jugor të Oshit, ka bërë të ditur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Gjithësesi, agjencitë e lajmeve raportojnë se situata aktualisht është zgjidhur dhe se të gjitha gratë janë liruar.

Dhuna etnike mes uzbekëve dhe kirgizëve shpërtheu më 10 qershor dhe deri më sot ka shkaktuar rreth 280 të vdekur.

Gratë e rrëmbyera do të punonin si mbikëqyrëse gjatë një referendumi që do të mbahet ditën e diel, për një paketë kushtetuese që i jep kryeministrit më shumë pushtet.

Top Channel