Kinë, filiali i Toyota-s në grevë

23/06/2010 10:45

Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Toyota ka konfirmuar se filiani kinez i Guangzhou është bllokuar për shkak të një greve.

Punëtorët e ndërprenë punën ditën e djeshme pasi kërkojnë rritje page. Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë kanë nisur bisedimet me punonjësit dhe pritet që punonjësit të përfitojnë një rritje të ndjeshme page.

Kohët e fundit, grevat në firmat e njohura japoneze dhe ndërkombëtare në Kinë, janë kthyer në modë. Kjo ndodh pasi Kina ka një nga tregjet më të keqpaguar tyë punës në botë.  

Top Channel