
Banka Boterore, e cila ka ndihmuar Shqiperine ne keto 19 vjet me 1 miliard dollare te shperndare ne 71 projekte e ka klasifikuar Shqiperine si shembullin e suksesit te saj.
Deklarata eshte bere ne Tirane nga zevendespresidenti i Bankes Boterore, i cili mori pjese ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive.
“Shqiperia duhet te ndjehet krenare per trajektoren e saj te zhvillimit pergjate ketyre 19 vjeteve. Vendi ka lulezuar duke shenuar nje rritje te fuqishme dhe te qendrueshme si dhe ka shenuar permiresime te medha ne fushen e mireqenies sociale. Qe nga 91 te ardhurat reale jane trefishuar dhe ne keto 6 vitet e fundit varferia eshte pergjysmuar. Ne si Banke Boterore jemi krenare qe kemi qene bashkeshoqerues te Shqiperise ne keto arritje. Ne te vertete per Banken Boterore, Shqiperia eshte historia jone e suksesit ne Europe”, u shpreh numri dy i BB-se.
Top Channel