Kriza e Juventusit kalon nga shume individe, por nje prej tyre ne vecanti mban nje peshe te madhe per deshtimet e bardhezinjve.
Behet fjale per brazilianin Felipe Melo, i cili u ble nga Fiorentina per te ndertuar nje mesfushe solide pasi shkelqeu gjate vitit te fundit tek skuadra vjollce. Ne ndeshjen ndaj Katanias ai luajti vetem 32 minuta dhe me pas u zevendesua nga Ferrara, duke hedhur hapin final drejt nje divorci te parashikuar.
Sipas gazetes “Tuttosport”, Melo eshte i pakenaqur me ate qe i kerkon trajneri pasi ai nuk e ka ende te qarte nese luan rolin e mesfushorit apo te regjisorit. Kjo ka bere qe Juventus te prese oferta per brazilianin dhe skuadra me e afert eshte Arsenali. 25 milione qe iu paguan Fiorentines nuk jane nje ide e mire, por ceshtja mund te mbyllet per 20 milione.
Top Channel