
Spanja hapi sot seancen degjimore per shqyrtimin e legjitimitetit te pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage.
Spanja eshte nje nga pese vendet e Bashkimit Evropian, e cila ende nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves. Ne seancen e sotme do te perballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ben te ditur Radio Televizioni i Kosoves.
SHBA-te njihen si mbrojtesit me te fuqishem te pavaresise se Kosove duke paraqitur argumentet e tyre ne te gjitha nivelet vendimmarrese nderkombetare.
Ndersa Rusia si aleate Serbise, e ka kundershtuar pavaresine e Kosoves duke penguar edhe konsensusin e Keshillit te Sigurimit per nxjerrjen e nje rezolute te re per Kosoven qe do ta zevendesonte rezoluten 1244.
Ne GJND sot deklarohet edhe Finlanda, vendi i ish kryenegociatorit per statusin Marti Ahtisari i cili ishte autor i planit per pavaresine e Kosoves.
Top Channel