Besa Kokedhima, ngritja e shpejte drejt karrieres

17/11/2009 19:05

Besa Kokedhima duket nje njeri teper i veshtire per t’u takuar. Sipas nje modeli qe e shohim ne MTV tek gjithe kengetaret e famshem ne perendim edhe ajo ka nje axhende te ngjeshur.

Suksesi i Beses si  kengetare nuk eshte i rastesishem. Edhe pse ajo u shfaq para publikut ne vitin 2003 me nje kenge te veten te titulluar “Zonja de Zoterinj”, pasioni i saj per muziken ka qene me i hershem. Ndersa vazhdonte shkollen e mesme, pianoja ishte per te pasioni i madh.

Edhe pse eshte vetem 23 vjec, duket sikur Besa ka nje jete te tere me kengen. Fituese e edicionit te peste te festivalit te muzikes alternative, Top Fest, me “Engjejt vrasin njelloj”, karriera e saj hyri me ne fund ne shinat e seriozitetit. Nderkohe, ajo provoi shansin edhe ne Bukuresht te Rumanise, ku mori pjese ne nje konkurs ku do te zgjidhej kenga perfaqesuese e ketij vendi per Eurovizionin. Ne rrugen e saj te kenges e shoqerojne miqte e afert, Olti, reporter ne media dhe vajza qe menaxhon aktivitetin e saj Shpresa Xhebrahimi.

Olti eshte ai qe merret  me tekstet e kengeve te Beses, pra pervec miqesise ata ndajne edhe punen. Ndersa Shpresa ka mundur te zbuloje tek Besa kete cilesi qe ndoshta nuk e njohin te gjithe. “Eshte nje njeri me zemer te madhe dhe shume  e perkushtuar ndaj njerezve qe ka per zemer. Besa jep nga vetja me shume se c’duhet te jape”, thote Shpresa.

E rritur ne nje familje qe i eshte perkushtuar biznesit, Besa duket se i ka tradhetuar shijet  e prinderve, ne kerkim te vetvehtes, ne kerkim te suksesit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel