Besa Kokedhima duket nje njeri teper i veshtire per t’u takuar. Sipas nje modeli qe e shohim ne MTV tek gjithe kengetaret e famshem ne perendim edhe ajo ka nje axhende te ngjeshur.
Suksesi i Beses si kengetare nuk eshte i rastesishem. Edhe pse ajo u shfaq para publikut ne vitin 2003 me nje kenge te veten te titulluar “Zonja de Zoterinj”, pasioni i saj per muziken ka qene me i hershem. Ndersa vazhdonte shkollen e mesme, pianoja ishte per te pasioni i madh.
Edhe pse eshte vetem 23 vjec, duket sikur Besa ka nje jete te tere me kengen. Fituese e edicionit te peste te festivalit te muzikes alternative, Top Fest, me “Engjejt vrasin njelloj”, karriera e saj hyri me ne fund ne shinat e seriozitetit. Nderkohe, ajo provoi shansin edhe ne Bukuresht te Rumanise, ku mori pjese ne nje konkurs ku do te zgjidhej kenga perfaqesuese e ketij vendi per Eurovizionin. Ne rrugen e saj te kenges e shoqerojne miqte e afert, Olti, reporter ne media dhe vajza qe menaxhon aktivitetin e saj Shpresa Xhebrahimi.
Olti eshte ai qe merret me tekstet e kengeve te Beses, pra pervec miqesise ata ndajne edhe punen. Ndersa Shpresa ka mundur te zbuloje tek Besa kete cilesi qe ndoshta nuk e njohin te gjithe. “Eshte nje njeri me zemer te madhe dhe shume e perkushtuar ndaj njerezve qe ka per zemer. Besa jep nga vetja me shume se c’duhet te jape”, thote Shpresa.
E rritur ne nje familje qe i eshte perkushtuar biznesit, Besa duket se i ka tradhetuar shijet e prinderve, ne kerkim te vetvehtes, ne kerkim te suksesit.
Top Channel