Dy persona kane deshmuar para Gjykates se Krimeve te Renda per procesin e zhvilluar ndaj Afrim Hasanit i akuzuar per vrasjen e dy policeve ne Shenmeri te Kukesit.
I pandehuri mungonte ne salle dhe kishte njoftuar gjykaten se pranonte te perfaqesohej nga avokati i tij mbrojtes ne gjykim. Deshmitari i pare kryetar komune ne Kukes tha se vrasjen e dy policeve e kishte degjuar pak minuta pas ngjarjes ne lokalin perballe.
Por deshmitari, i cili i njihte si viktimat dhe autorin e krimit shtoi se kishte degjuar nga persona te tjere se mes dy paleve kishte patur nje konflikt per kontrollin e nje makine ne fshat.
Nderkohe deshmitari tjeter, familjar me Afrim Hasanin mohoi te kishte dijeni per autoresine e krimit te dyfishte duke ju referuar te dhenave te degjuara ne fshat. Ne salle ashtu si edhe ne proceset e meparshme mungonin familjaret e Afrim Hasanit.
Top Channel