Përse të gjithë ne fillojmë të stërvitemi në dimër? Ja çfarë thonë ekspertët
Ne pamje te pare Izet Ademaj duket nje person normal, ashtu si dhe shume te tjere qe levizin ne keto dite te ftohta tetori ne qytetin e Kukesit.
Kjo pershtypje te krijohet pa mesuar historine e tij. Nese nuk ke degjuar per jeten e ketij personi, eshte e veshtire te besosh se pas nje ecjeje mese normale fshihet nje ngjarje tragjike, nga e cila ka mbetur i gjymtuar per gjithe jeten.
272 qytetare te thjeshte shqiptare perbejne listen e gjate te atyre qe kane lare me gjak kufirin mes Kosoves dhe Shqiperise keto dhjete vitet e fundit.
Ata u ndodhen ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar ne nje zone qe ushtria serbe e minoi brenda kufirit shqiptar.
Izet Ademaj eshte njeri prej tyre. Ai u aksidentua tete vite me pare ne kulmin e konfliktit te armatosur, ndersa kryente detyren e patrullimit si oficer kufitar.
Ajo qe ndihmon te ece normalisht eshte nje proteze kaucuku, nepermjet nje mekanizmi gjysme levizes ai kryen cdo detyre si kryefamiljar.
Ai e pershkruan momentin e aksidentit si nje nga momentet me te bukura te jetes.
“Ishte nje dite e trishtueshme, shume e veshtire. Gjaku vazhdonte te dilte dhe kolegu im dhe shoku i ngushte Dani grisi kemishen e tij dhe me lidhi plagen. Jane momente qe nuk harrohen gjate gjithe jetes”, thote Izeti.
Te plagosurit e tjere qe kane humbur gjymtyret nga plaget kane oficinen e tyre te rimekembjes.
“Eshte nje sukses shume i madh per ata qe kane keto fatkeqesi. Pasi kam vuajtur shume”, thote Fadili.
Sektori i prodhimit te protezave ndodhet ne spitalin rajonal te Kukesit. Ky ambjent eshte kontribut i donatoreve te huaj. Fadil Shehu eshte adresa ku drejtohen te gjithe donatoret e huaj.
“Kjo oficine eshte hapur qe nga viti 2005 dhe vazhdon edhe sot edhe kesaj dite. Hapjen e saj e ka bere te mundur kerkesa e vete kesaj shtrese ne nevoje”, eshte shprehur Shehu.
Sot Izeti ka ardhur tek specialist Fadili pasi proteza e tij po i nxjerr probleme.
“Kam nje problem me protezen, me eshte liruar pak”, shprehet Fadili.
Keta dy njerez jane njohur pikerisht ne kete oficine dhe frekuentojne njeri-tjetrin ne cdo gezim dhe hidherim familjar.
Oficina e rimekembjes se te gjymtuarve eshte e hapur ne cdo dite te javes, perjashto ditet zyrtare te pushimit.
Krahas kembeve speciale, ne kete oficine do te prodhohen proteza edhe per krahet. Fushat e minuara nuk bejne dallime se ku godasin.
“Per duart jemi ne perfundim te kualifikimit dhe pas muajit janar do te fillojme edhe me gjymtyret e siperm”, shpjegon doktor Shehu.
Pas disa minutash pune, problemi ne proteze u zgjidh dhe tashme Izeti mund te leviz normalisht.
Ai mund t’i ndjek femijet e tij ne cdo hap te jetes pa u ndikuar nga mungesa e gjymtyres se humbur.
Top Channel