Kuzhe, vezhgime ne Ukraine dhe Austri

11/09/2009 10:15

Pasi ishte vendimtar me ndryshimet ne taktiken e lojes perballe Danimarkes, trajneri i perfaqesueses Josip Kuzhe ka percaktuar planin e punes per ditet ne vazhdim.

Perveç vezhgimit te ndeshjeve te Superiores, tekniku kroat do te udhetoje edhe jashte Shqiperise. Burime zyrtare ne FSHF pohuan se fillimisht 56-vjeçari do te udhetoje drejt Ukraines, per te ndjekur “derbin shqiptar” ne Vyscha Liga, ku Krivbasi i Bulkut, Agollit, Hidit e Bylykbashit do te luaje kunder Vorsklas se Dallkut, Currit e Januzit.

Gjate javes se ardhshme, Kuzhe do te udhetoje edhe drejt Austrise per te vezhguar nga afer takimin e pare ne grupet e Liges se Europes, ku Rapidi i Vjenes do te prese gjermanet e Hamburgut.

Me 17 shtator, ne stadiumin “Ernst Hapel”, Hamdi Salihi pritet te debutoje me fanellen e Rapidit ne kupat e Europes.

Top Channel