Neymar Jr vazhdon të jetë futbollisti për të cilin është paguar shifra më e lartë për transferimin e tij nga një klub në tjetrin. Paris Saint Germaini pagoi 222 milionë euro në 2017 për të marrë brazilianin nga Barcelona. Por në historinë e futbollit është i vetmi lojtar për të cilin është paguar më shumë se 100 milionë euro në dy raste.

Bëhet fjalë për Enzo Fernandez i cili u transferua nga River Plate te Benfica  për 44.25 milionë euro dhe në janar të 2023 argjentinasi u transferua te Chelsea për 121 milionë. Pas dy sezonesh e gjysmë në Londër, gjatë muajve të kësaj vere Enzo Fernandez kaloi te Manchester City për 145 milionë euro. Por a vlen kaq shumë mesfushori argjentinas? U shpall kampion bote me Argjentinën në Katar 2022, ishte mbrojtësi besnik i Messit, derdhi shumë lot në lamtumirën e kapitenit të Albiceleste, por kaq vendimtar është ky luftëtar i futbollit?

Në Angli nuk ka arritur dot të nxjerrë Chelsea nga kriza. I jep rregull lojës, ka grintë, nuk stepet përballë kundërshtarit dhe ka një gjuajtje të frikshme, por trofeu i vetëm me Blutë ishte Botërori i parë i Klubeve me formatin e ri. Ka 31 gola dhe 30 asist në 170 ndeshje, shifra këto të mira për një mesfushor. Por në shumë raste e tepron dhe kalon kufijtë

Në finalen e Botërorit u ndëshkua me karton të kuq për faullin e ashpër ndaj Cubarsi. Ndërsa këtë javë, në sfidën mes Manchester City dhe PSG, Enzo Fernandez u bë protagonist i një episodi që nuk ishte parë kurrë më parë. Në një moment, në një tentativë për të arritur topin, Enzo Fernandez shtyu arbitrin nga prapa dhe e hodhi në tokë pa ngurruar. Përkundrazi, mënyra si e goditi arbitrin që mesa duket ishte e qëllimshme e meritonte një karton, të paktin të verdhin. Arbitri sigurisht nuk e pa se Enzo Fernandez e shtyu nga prapa, por VAR veproi që të mos ndërhynte.

Top Channel