‘Nuk jam i shqetësuar, duhet gjetur zgjidhje për problemet’-Massimiliano Allegri shfaqet pozitiv në prag të sfidës që Napoli do të luajë në transfertë ndaj Venezias me skuadrën napoletane që ka fituar vetëm 3 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në kampionat dhe Champions League.

Dhe duke qëndruar te kompeticioni më i rëndësishëm për klube, në sfidën me Villarreali pati një moment tensioni mes trajnerit dhe Kevin De Bruyne, me Allegrin që deshi të sqarojë këtë

‘De Bruyne? Me të pati një keqkuptim në një moment të veçantë të ndeshjes, pasi nga 1-0 kaluam në 1-2 por gjithçka u mbyll aty-shtoi Allegri- do të ndodhë edhe herë të tjera, ai është inteligjent dhe e kuptoi’.

Më pas trajneri i Napolit e fokusoi vëmendjen te reparti i sulmit që Allegri mendon të hedhë në fushë në ndeshjen me Venezian. 

‘Hojlund ka luajtur shumë ndeshje, ndoshta do të ketë pak nevojë për pushim, por Lucca, edhe në ndeshjen në Spanjë hyri mirë në lojë, pati disa situata të favorshme dhe lëvizi mirë-shtoi Allegri-ka cilësi, mendojë se do të japë kontributin edhe përsa iu përket golave. Mendoj se e kanë kritikuar më shumë se ç’duhej, por ajo që ka rëndësi, është se gjithnjë është impenjuar, siç ka bërë deri tani, në fushë ka hyrë gjithnjë me mentalitetin e duhur’

Top Channel