Ernest Muçi vijon të spikasë me Trabzonsporin në raundin e parë të Conference League. Këtë radhë futbollisti i kombëtares shqiptare la gjurmën e tij në fitoren që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj KuPS me rezultatin 4-2.

Muçi, që e nisi këtë ndeshje nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 74, nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës por ai pas një veprimi mjaft të bukur në krahun e majtë dha asist te Franculino që shënoi golin e katërt për Trabzonsporin për të çuar pjesërisht rezultatin 4-1, ndërkohë që ai përfundimtar i kësaj sfide ishte 4-2 me Trabzonspor që e nisi në mënyrën më të mirë edicionin e ri të këtij kompeticioni

VIDEO e asistit të Ernest Muçit

Top Channel