Kur numri në fanellë të kushton gjobë, çfarë ndodhi me klubet amatore në Itali për shkak të ‘88-ës “neo-naziste”
Kompania e njohur e veshjeve sportive Nike ka arritur një marrëveshje me yllin e Bayernit të Mynihut, Michael Olise duke e shndërruar në një nga imazhet kryesore të saj të linjës së këpucëve të futbollit.
Sipas portalit Footy Headlines, futbollisti francez ka nënshkruar një kontratë shumëmilionëshe me markën amerikane që kërkon të plotësojë vendin e lënë bosh nga Kylian Mbappe që vendosi të nënshkruajë me markën zvicerane On.
Firmosja me Olise përbën një lëvizje domëthënëse specifike për raportet e tij me këpucët. Deri tani futbollisti i përfaqësueses franceze ka refuzuar propozimet e markave të mëdha për të ruajtur lirinë për të zgjedhur këpucët e tij. Preferenca e tij ishte modeli Nike Hypervenom Phantom III që nuk prodhohet më që nga 2019, ekzemplarët te të cilit i blinte në internet nga vende të ndryshme të botës. Në disa rastë ai iu drejtohej edhe artistëve për të personalizuar dizajnet e tyre përpara se t’i vishte në stërvitje dhe ndeshje.
Basti i Nike shkon përtej një marrëveshje të thjeshtë komerciale. Gjithnjë sipas ‘Footy Headlines’, kompania amerikane po mendon që në 2027 të riktheje linjën emblematike Hypervenom me Olise si protagonist kryesor, ndërsa gama Phantom nuk do të prodhohet më.
Top Channel