Hapet festivali i filmit ne Venecia

03/09/2009 12:10

Edicioni i 66-te i festivali te filmit ne Venecia eshte hapur me nje prodhim italian. Filmi “Baria” eshte edhe me i shtrenjti qe eshte realizuar ndonjehere ne Itali.

Ai ka kushtuar 25 milione euro. Subjekti i filmit eshte nje histori dashurie ne fillim te shekullit te 20-te ne Sicili. Xhirimet jane realizuar  ne Tunizi, nderkohe qe 1400 muzikante jane angazhuar ne realizimin e kolones zanore te krijuar nga mjeshtri Ennio Morricone.

Krahas ketij filmi pritet te shfaqen edhe prodhime te tjera ku me shume interes pritet dokumentari i Michael Moore i titulluar “Kapitalizmi nje histori dashurie”. Festivali vazhdon deri me date 12 shtator.

Top Channel