
Banka Boterore i ve ne dukje qeverise shqiptare te jete me e kujdesshme ne menaxhimin e krizes ekonomike. Jane Armitage, drejtoreshe per vendin dhe koordinatore rajonale per Europen Juglindore per BB-ne, gjate takimeve te zhvilluara ditet e fundit me kreret e shtetit, ka theksuar rendesine qe ka hartimi i nje politike fiskale te kujdesshme.
Qellimi i vizites se saj ishte per te vleresuar perparimin ne zbatimin e projekteve te financuara nga Banka Boterore ne Shqiperi.
Ne kete kontekst, ajo vizitoi disa projekte dhe u takua me perfituesit e tyre. Perveç kesaj, Armitage diskutoi me autoritetet me te larta shqiptare mbi situaten aktuale makroekonomike dhe ate fiskale, mbi ndikimin e krizes financiare nderkombetare, si edhe filloi dialogun mbi programin e financimit te Bankes Boterore per kater vitet e ardhshme.
Diskutimet me qeverine, Banken e Shqiperise dhe perfaqesues te sektorit privat u perqendruan ne situaten aktuale makroekonomike dhe ecurine fiskale, si edhe ne ecurine mbi rishqyrtimin e zbatimit te strategjise se vendit te Bankes Boterore per Shqiperine (2006-2009), prioritetet per hartimin e nje strategjie te re te partneritetit te vendit (2010-2013).
Armitage gjithashtu e vuri theksin te disa nga sfidat me te cilat perballet ekonomia shqiptare, duke u ndalur veçanerisht tek ecuria fiskale aktuale, perfshi deficitin buxhetor dhe nivelin e borxhit, reduktimin e nivelit te kreditimit per ekonomine dhe deficitin e llogarise rrjedhese.
Ajo vuri ne dukje rendesine e nje politike fiskale te kujdesshme, veçanerisht ne kontekstin e pergjithshem te krizes financiare dhe tendencen ne ulje ne dergimin e remitancave.
Top Channel