“Bypass” në Elbasan, nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do zgjasin dy vite
10/05/2026 12:33
Më në fund nisin procedurat që do të konkretizojnë investimin për Bypass-in e Elbasanit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet pritet të nisin rreth vjeshtës dhe kanë një afat 2-vjeçar përfundimi
Segmenti 4.2 km do të nisë në Bradashesh në lidhjen me autostradën Elbasan Tiranë për të vijuar në një terren me reliev fushor në drejtim të lumit Shkumbin për tu bashkuar me Korridorin VIII.
18 mijë-20 mijë mjete e përshkojnë çdo ditë këtë aks rrugor i cili kalon përmes Elbasanit për t’u ndërthurur me dhjetëra segmente ndërqytetas apo rrugë fshatrash duke krijuar radhë të gjata të trafikut të mjeteve.
Më shumë se 30-35 mijë mjete e përshkojnë këtë rrugë në ditët e fundjavës.
Top Channel