Toka shqiptare është ideale për të rritur kulturën e domates.
20 ekspertë të domates nga shtetet më të zhvilluara të Evropës dhe rajonit vendosën të krijonin serën e parë eksperimentale të domates në fshatin Kozare të Beratit.
Në një sipërfaqe tokë prej 4 dynym ata mbollën më tepër se 200 varietete domateje, të cilat dëshmuan se në vendin tonë me shumë pak mund, prodhon domaten që kërkojnë standardet e BE.
“Shqipëria është një nga vendet më të avancuara për prodhimin e domates dhe është vendi më i mirë për të testuar se çfarë do toka juaj dhe Ballkani. Për shkak të ekstremiteteve të temperaturave Shqipëria na jep mundësi të vendosim se cila varietet do të mbillet edhe në shtet e rajonit”, tha Fulya Arsaln-kryqëzuese domatesh në Turqi.
Një prodhim cilësor, më pas do të pasohet dhe me tregje fitimprurëse për bujkun tonë.
“Shqipëria ka pozicion shumë të mirë për eksport dhe këtë ia garanton klima, pra ju si armë të fortë keni hershmërinë”, u shpreh Thomas Dault-ekspert për shitjen e domateve në Francë.
Që një produkt të jetë i mirë, më parë duhet të plotësojë disa kushte. Dhe domatja e rritur në Shqipëri i përmbush ato pa kërkuan shumë mund.
“Një domate e mirë për tregun tonë është kjo këtu ka formën e duhur, nga ngjyrën, aromën shijen dhe fortësinë për transport. Sepse ne duhet të mendojmë edhe për kërkesat e eksportit. Dhe pasi e zgjedhim këtë varietet e vazhdojmë testimin edhe vitin tjetër”, deklaroi Bleis Koni-prodhues domatesh.
Sipas ekspertëve ndërkombëtare pozicioni gjeografik dhe dijet e duhura të farmacitëve bujqësore, fermerit shqiptarë i garantojnë prodhimin dhe fitimin e duhur.
“Para 6 vitesh morëm vendimin që testimet e eksperimentet e domates t’i bënin në Shqipëri. Pozicioni juaj gjeografik, rrymat e ajrit dhe toka kanë treguar se këtu rriten bimë të shëndetshme dhe plot shije”, u shpreh Jorge Aguilar-ekspert për zhvillimin e domates në Spanjë.
Fermeri shqiptarë nuk duhet të mjaftohet me atë që I fal natyra, për të luftuar sëmundjet ata më parë duhet të zëvendësojnë pompën e pesticideve me kontrollin biologjik, që garanton prodhim dhe çmim të sigurtë.
Top Channel