Kate Moss: Nuk jam shtatzene

17/02/2009 11:20

Hidhen poshte thashethemet se Kate Moss eshte ne pritje te femijes se dyte.

Kohet e fundit ishin shtuar zerat se modelja britanike 35-vjecare eshte shtatzene. Publikimet e disa fotove ne shtypin roze, ku Kate shfaqej me bark paksa te fryre, kane qene pikenisja per zerat rreth shtatzenise.

“Nuk ka ndodhur asgje, vetem kam shtuar disa kilograme”, eshte pergjigjur Moss, duke shuar cdo thashethem. Modelja ka edhe nje vajze 7-vjecare, Lila Grace.

Ajo ka vendosur te shkeputet nga e kaluara e skandaleve per droge dhe anoreksi kur ishte e lidhur me kengetarin Pete Doherty. Moss tani fotografohet vetem me te dashurin Jamie Hince.

Top Channel