Salma Hayek ushqen me gji nje femije afrikan

12/02/2009 12:25

Salma Hayek nuk ka nguruar te ushqeje me gji nje femije afrikan.

Aktorja ndodhej ne Afrike per te marre pjese ne nje mision humanitar ne luften kunder tetanozit, te sponsorizuar nga UNICEF dhe Pampers. Salma u ka bere injeksione disa grave afrikane dhe me pas ka ushqyer me gji nje femije.

Aktorja qe ka nje vazje 1-vjecare ka dashur te tregoje mbeshtetjen per ushqyerjen natyrale. “Mendoj se vajza ime do te ishte krenare te ndante qumeshtin e saj me dike tjeter dhe kur te rritet do ta ndihmoj qe te behet bujare dhe altruiste. Kjo eshte gjeja me e mire qe mund te te mesoje nje nene”, eshte shprehur Hayek.

Top Channel