Michelle Obama do te shfaqet ne kopertinen e revistes se njohur “Vogue” ne muajin mars. Ky eshte eveniment, pasi Zonja e Pare Obama eshte e dyta ne historine amerikane, qe pushton kopertinen e “Vogue”, pas Hilary Clinton ne vitin 1998.
Zonja Obama, qe eshte fotgrafuar me nje veshje te zgjedhura prej saj, tha se eshte e vetedijshme se ndodhet gjithnje e vezhguar per garderoben. “Nuk pretendoj se nuk e vras mendjen per kete, sepse ne fakt me shqeteson. Por gjithashtu me duhet te jem edhe praktike”, u shpreh ajo per revisten Vogue.
Annie Leibovitz e fotografoi Michelle me nje fustan te purpurt mendafshi, te stiluar nga Jason Wu. Kjo eshte hera e dyte qe ajo zgjodhi nje nga krijimet e tij per nje shfaqje te tille publike. Wu ishte stiluesi i fustanit te bardhe, qe veshi ne ballon e 20 janarit.
Me perjashtim te Bess Truman, revista “Vogue” ka fotografuar secilen nga bashkeshortet e presidenteve amerikane qe nga viti 1929.
Top Channel