Rihanna anulon koncertin ne Indonezi

11/02/2009 11:45

Rihanna anulon koncertin e parashikuar per neser ne Xhakarta te Indonezise. Organizatoret e tij thane se ajo u terhoq pas incidentit me te dashurin Chris Brown, nga i cili pesoi demtime serioze ne fytyre dhe trup.

20-vjecarja mungoi edhe ne nje koncert dje ne Malajzi. Mesohet se kengetarja ka demtime ne fytyre, kafshime ne nje krah dhe gishta, nje buze te care dhe hunde te gjakosur. Brown rrezikon tre vjet burg per shkak te incidentit.

Ndonese zedhenesi i Rihannes nuk ka konfirmuar se femra e sulmuar prej Brown ne makine, disa ore perpara ceremonise se cmimeve Grammy, shume media raportuan se behej fjale per te dashuren e tij.

Top Channel