Fitorja e Obames, musical ne Londer

06/02/2009 10:30

Fushata dhe fitorja e Barak Obames ne zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara kane frymezuar edhe prodhimin e nje shfaqeje musical.

Ajo do te vihet ne skene ne nje teater te Londres dhe eshte shkruar nga nje autor me origjine amerikane.”Obama on my mind”, eshte titulli i ketij musical, qe do te shfaqet ne Londer ne ne muajin mars. Show nis ne nje zyre te Obames ne fushaten e tij per garen presidenciale.

Ne kete pjese muzikore nuk shfaqet Obama, po regjisori shprehet optimist se shfaqja do te pelqehet nga njerezit.

Nje musical per Obamen eshte shfaqur edhe ne Kenia, ne vendin prej nga eshte babai i presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Top Channel