Nis aventuren “Top Fest 6”

01/02/2009 21:55

Evenimenti i dedikuar muzikes moderne shqiptare, “Top Fest”, behet gati te shpalose nje tjeter sukses te Top Channel me edicionin e tij te gjashte. Nga e hena nis maratona e gjate qe do te percjelle risite me te fundit te muzikes moderne nepermjet perfaqesuesve me te njohur dhe te rinj shqiptare.

Pas kurorezimit te suksesshem te “Top Fest 5” me nje mbremje madheshtore ne Pallatin e Kongreseve qe shpalli fitues te cmimit te madh prej 10 mije eurosh Besa Kokdhimen, tashme eshte gjithcka gati per nisjen e nje rrugetimi te ri drejt zbulimit dhe afirmimit te talenteve te reja. Por cfare do te sjelle “Top Fest 6”?

“‘Top Fest’ tashme ka nje formule te percaktuar ne kuptimin e kohezgjatjes se konkurimit qe jane 32 seri ku do te ekzpozohen shume artiste te rinj, grupe te reja, emra te njohur te muzikes, emra te njohur qe nuk kane marre ndonjehere pjese. Kjo eshte nje strukture qe ‘Top Fest’ e ka formuar qe ne edicionin e pare te tij, kjo eshte struktura qe ka pasur sukses ne raport me gjurmet e mira qe lene kenget per nje kohe te gjate transmetimi ne publik ku artistet krijojne dhe fansat e tyre, gjithashtu duke i dhene edhe nje mundesi kenges shqiptare qe te ngreje identitetin e saj si brenda Shqiperise gjithashtu duke pershendetur edhe krijimet qe vijne nga trevat shqiptare”, eshte shprehur drejtori artisitik i “Top Fest”, Bojken Lako.

“Kete vit ka nje pjesemarrje te madhe ne ‘Top Fest’ dhe me vjen shume mire per kete, per traditen qe ka krijuar ky festival si nje mundesi ne te gjitha mundesite qe ai krijon ne rrjetin e Top Medias per t’i dhene mundesi sa me teper muzikanteve qe te jene sa me prane publikut nepermjet Top Albania Radios, kanalit My Music ne DigitAlb, nepermjet Top Channel dhe programit ‘Select’”, sqaroi Lako.

Larmi rrymash do te percillen nepermjet 32 puntatave nga e hena ne te enjte nga ora 15 deri ne oren 17 ne ekranin e Top Channel.

Edhe ne kete edicion te gjashte, Top Channel nuk do te zhgenjeje ne risi e surpriza, por per t’i zbuluar duhet t’i prisni edhe pak, kur evenimenti muzikor do te ngreje siparin me daten 2 shkurt.

Top Channel