Shantazh Travoltes, dy te arrestuar

24/01/2009 04:55

Policia e Bahamasit ka arrestuar nje anetar te Senatit te Nassaus dhe nje shofer ambulance, te dy te dyshuar se kane organizuar nje plan per t’i marre para aktorit amerikan John Travolta.

Drejtuesi i policise lokale, Marvin Dames eshte shprehur se senatori Pleasant Bridgewater eshte ndalur te premten, nderkohe shoferi Tarino Lightbourne u ndal gjate nates se sotme.

Disa dite me pare u be publik lajmi se dy te arrestuarit kishin kontaktuar aktorin amerikan duke i kerkuar miliona dollare ne kembim te mospublikimit te disa fotove te femijes se Travoltes qe transportohej ne spital me ambulance.

Djali 16 vjecar i aktorit humbi jeten pas nje semundjeje te pasherueshme.

Top Channel