Coleen, simbol i jetes se luksit

23/01/2009 18:55

Dihet tashme qe grate e futbollisteve jane nder te paktat bashkeshorte qe mund te bejne nje jete luksi edhe pa pasur asnje merite personale.

Ndersa burrat e tyre vrapojne sa nga nje cep i fushes ne tjetrin, ato shijojne aperitivet ne krah te pishinave private dhe mes vilave luksoze, apo diku larg mes palmave. Nje shembull i gjalle per gjithe kete eshte e fejuara 22 vjecare e Wayne Roone, Coleen.

Bukuroshja britanike i kalon oret mes dyqaneve luksoze dhe jetes se shtrenjte. Kohet e fundit ajo eshte fotografuar ne ishujt Barbados me disa mikesha te saj. Kjo eshte e disata here qe Coleen e braktis te fejuarin ne Angli, duke shijuar lirine diku larg nen rrezet e diellit.

Ne vitin 2008 ajo ka regjistruar 9 udhetime, ndersa per krishtlindje ajo ka marre nje makine Bentley dhurate nga sulmuesi i Manchester United, me vlere 200 mije sterlina.
 

Top Channel