Brad Pitt: Me shqeteson menyra si do te vdes

20/01/2009 11:35

Aktori Brad Pitt ka deklaruar se nuk i trembet plakjes, por eshte i shqetesuar per menyren si do te vdese.

Pitt, qe festoi 45-vjetorin muajin e kaluar, ndodhej ne Berlin ne premieren e filmit “The Curious Case Of Benjamin Button”, ku ai interpreton nje person qe lind ne moshen 80-vjecare dhe kthehet pas ne vite.

“Nuk jam i frikesuar per vitet qe kalojne, por nga se do te vdes”, tha ai ne nje konference. “Zjarri dhe hapesirat e ngushta nuk me joshin. Nje peshkaqen do te ishte interesant”, shtoi aktori.

Filmi tregon historine e dashurise mes Benjamin Button dhe Daisy, qe luhet nga Cate Blanchett, si dhe per trishtimin me te cilin perballet cifti, kur njeri rinohet e tjetri plaket.

I pyetur se cila ishte ajo gje qe do ta bente te qante, Pitt u pergjigj: “Une nuk qaj, jam njeri shume i forte”.

Top Channel