“Avatar”, njerezit deshirojne te jetojne ne Pandora

14/01/2009 17:30

Filmi qe po rikoncepton dhe revolucionarizon idene per kinemane, “Avatar” i James Cameron eshte vene ne lupen e analizave.

Keshtu, televizioni CNN ka dale ne perfundimin se ky film eshte ne gjendje te shkaktoje pakenaqesi tek njerezit, sepse pasi dalin nga kinemaja, ata deshirojne te jetojne ne nje realitet tjeter, ate te krijuar nga Cameron.

Nderkohe, ne forumin e hapur per kete film shume njerez besojne se diku mund te ekzistoje nje bote e quajtur Pandora ku ata deshirojne te jetojne.

Ata shprehen se Pandora eshte kaq e bukur sa ka marre gjithe emocionet e tyre. Kjo sjell si pasoje edhe percmimin ndaj botes humane. Nderkohe, “Avatar” vazhdon te arketoje miliona dollare ne mbare boten, duke u konsideruar si fenomeni i momentit ne kinema.

Top Channel