Filmat romantike, Grant i preferuari i meshkujve

16/02/2008 18:55

Ne nje sondazh te bere ditet e fundit per preferencat e meshkujve ne lidhje me filmat romantike, Hugh Grant eshte protagonist absolut.

Vendin e pare dhe te dyte e zene filmat e aktorit britanik “Kater martesa dhe nje funeral” dhe si “Dashuri aktuale” i xhiruar ne vitin 2003.

Vendin me te ulet te podiumit e mban “Titanic” me protagoniste Leonardo Di Caprio e Kate Winslet, ndersa “Pretty Woman” ku Richard Gere e Julia Roberts luajne perkrah njeri-tjetrit, mban vendin e katert. Ne dhjeteshen e pare jane edhe filmat, “Dirty Dancing”, “Ghost” e “Diary of Bridget Jones”.

 

 

Top Channel