Pas barazimit 2-2 me skuadrën modeste të Katanias, marrëdhëniet mes trajnerit Leonardo dhe shoqërizë kuqezi kanë pësuar krisje.
Në ambientet e skuadrës kanë filluar të qarkullojnë zëra për pasardhësin e tij, i cili është pikërisht Marcello Lippi. Trajneri i kombëtares së kaltër do largohet nga pankina pas Botërorit dhe Juventus është një hipotezë shumë e largët tashmë për të.
Nga ana tjetër, Silvio Berlusconi ka një simpati të madhe për njeriun që e shpalli Italinë Kampione Bote edhe pse në radhët e saj nuk nuk kishte yje të mëdhenj.
“U detyrohem shumë të gjithë lojtarëve sepse kanë qënë përherë në krahun tim. Pa ata, aventura ime si trajner i Milanit do kishte qënë një mankth. Shpresoj ta mbyll sa më mirë këtë sezon sepse djemtë e meritojnë. Po kalojmë një situatë të komplikuar por unë shikoj shumë impenjim për ta kaluar këtë gjendje”, tha Leonardo pas barazimit 2-2 me Katanian, duke lënë të kuptohet se aventura e tij me Milanin do marrë fund pas pak muajsh.
Top Channel