Kombetarja shqiptare ka fituar 1-0 miqesoren e pare te ketij viti, ate perballe Irlandes se Veriut, ne nje stadium qe me kalimin e minutave u kthye u rendua duke ndikuar direkt ne lojen e dy skuadrave.
Kuqezinjte e drejtuar nga Josif Kuzhe treguan dy fytyra ne kete ndeshje, nje pjese e pare me shume raste per tanet ndersa e dyta shume te lodhur.
Perpjekjet e shumta te kombetares tone u shperblyen ne minuten e 25, pasi Skela shenon nje supergol nga nje goditje denimi.
Ky eshte goli i 12 i Skeles me fanellen e kombetares, po aq sa sulmuesi Bogdani dhe dy me pak se rekordmeni i perfaqesueses tone Alban Bushi me 14 gola.
Ne minutat e mbetuara, Agolli dhe Bogdani nuk arriten te shfrytezonin gabimet e irlandezeve per te dyfishuar rezultatin.
Ne pjesen e dyte kroati Kuzhe beri ndryshime duke i dhene shansin lojtareve te rinj, te cilet shihen si e ardhmja e kombetares.
Gjate ketyre 45 minutave, rastet me te mira i kishin irlandezet, por portieri yne Hidi dhe shtylla nuk lejuan qe kjo ndeshje te perfundonte ne barazim.
Kjo eshte fitorja e 50-te per kombetaren shqiptare ne 238 ndeshje nderkombetare, nderkohe qe per trajnerin kuzhe ky eshte nje rekord pasi nuk ka pesuar asnje humbje ne 4 ndeshje miqesore.
Top Channel