“Isha poshtë gurëve me batanije, i thirra babit”, rrëfimi i djalit “hero” të tërmetit të 26 Nëntorit

03/02/2020 19:46

Alesio Cakoni, 10 vjeçari që i shpëtoi tërmetit të 26 Nëntorit duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në Thumanë, ishte i ftuar  pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai kujtoi atë natë, duke treguar se si kishte ndjerë tërmetin e orës 22 teksa shihte filma me të atin. Më pas, tronditjet e forta të orës 4 të mëngjesit, e kishin gjetur Alesion në shtratin e tij, të bllokuar mes gurëve dhe batanijeve.

Fatmirësisht i ati dhe xhaxhai bashkë me disa të afërm të tjerë e kishin nxjerrë në kohë, e sot vogëlushi gëzon jetë e shëndet të plotë.

Top Channel